Kreu i Ferizajt, vizitoi Kishën Katolike në Ferizaj, uron Pashkët

Kreu i Komunës së Ferizajt, i prirë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mexhide Mjaku Topalli, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi dhe të tjerë vizituan Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj për të uruar klerin katolik dhe gjithë komunitetin katolik në ditën e kremtës së Pashkëve Katolike. Këtë delegacion vendimmarrësish lokal e qendror e mirëpriti drejtuesi i Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, Don Viktor Sopi i cili tha se kjo festë e paqes, është afirmimi i dashurisë mes njëri-tjetrit, respektit e vullnetit të mirë mes njerëzve. Në anën tjetër i pari i qytetit, Agim Aliu dhe mysafirët tjerë uruan shëndet e gëzime, paqe universale e tolerancë mes njëri-tjetrit në këtë festë të gëzimit e paqes, duke besuar fuqishëm në parimet e tolerancës dhe respektit reciprok mes nesh.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me 30 prill përkujton 26-vjetorin e rënis së Komandantit Ilaz Kodra

Në nderim të 26-vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve …