leoni

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare janë deri në 2 orë

Gjatë kalimit mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdare po iu duhet të presin deri në tri orë

Edhe sot në pikën kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë janë regjistruar kolona të gjata. Gjatë kalimit nëpër pikat kufitare mërgimtarëve po iu duhet të presin deri në tri orë. Në dalje të pikës kufitare të Merdarës kolonat janë mjaftë të gjata. “Pritja në Merdarë, në dalje, aktualisht është nga 150 deri në 180 minuta, derisa më e vogël është ajo në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Të gjithë ata që kalojnë tek kufiri i Dheut të Bardhë po detyrohen të presin deri në 60 minuta”, thuhet në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar. Sipas të dhënave të QKMK-së, për dallim nga pika kufitare në Merdarë dhe te Dheu i bardhë, në pikat tjera kufitare nuk ka fare pritje dhe se qarkullimi i automjeteve po bëhet pa ndonjë pengesë.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …