Pas arrestimit të zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, policia ka arrestuar edhe deputetin e kësaj lëvizje, Glauk Konjufca. Lajmin e ka bëtë të ditur për mediet Tinka Kurti nga Lëvizja. Ajo, nuk dha më shumë detaje, pos që Glauk Konjufca është shoqëruar në polici. Urdhri për arrest është lëshuar nga Gjykata Themelore. Bashkë me Krasniqin dhe Konjufcën të akuzuar janë edhe 25 të tjerë për të dëmtim të veturave të EULEX-it gjashtë vite më parë në parkingun mbrapa Pallatit të Rinisë. Arrestimet po bëhen në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës e cila pritet të mbahet nesër.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu kërkon hetime për drejtorin e RTK-së, dhe implikimin e AKI-së, në skandale të ndryshme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nisjen e …