leoni

“Der Tagesspiegel”: Federica Mogherini ka nxitur planet e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

“Der Tagesspiegel”: Mogherini ka nxitur planet e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka nxitur planet e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, tha për “Der Tagesspiegel” nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johann Wadephul. Në prag të samitit të organizuar nga Kancelaria gjermane, Angela Merkel, dhe kryetari francez, Emmanuel Macron, me delegacione nga Prishtina e Beogradi, të udhëhequra nga kryetarët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, e përditshmja gjermane bisedoi me disa anëtarë të parlamentit, të cilët theksuan qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë sa i takon idesë së shkëmbimit të territoreve. Vuçiq dhe Thaçi kanë folur hapur mbi mundësinë e një skenari të tillë, të konsideruar një opsion për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Der Tagesspiegel” kujton se ka pasur fjalë që edhe Mogherini është e hapur ndaj një ideje të tillë, për të cilën Berlini zyrtar ka rezerva të forta. “Nuk ekziston absolutisht asnjë garanci, se një ndryshim i kufijve apo një shkëmbim i territoreve do të kufizohej vetëm te Serbia dhe Kosova”, deklaroi Wadephul, sipas të cilit një lëvizje e tillë do të rindizte paqëndrueshmërinë dhe konfliktet etnike në Ballkanin Perëndimor, e nuk do të përjashtonte as gjasat e një konflikti ushtarak.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …