Një delegacion i OJQ-së nga Klina «Familja dhe Shpresa» i kryesuar nga Kryetarja Zana Bytyqi-Geci, të martën, më 23 Prill në ora 11:30 do të pranohet né një takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës , Zotëri Ramush Haradinaj, në zyren e tij. Zana Bytyqi-Geci dhe tre anëtare të tjera të shoqatës do t’i prezantojnë kreut të qeverisë të gjitha kërkesat dhe dërgesat publike që « Familja dhe Shpresa » iu kanë dërguar krejt krerëve të institucioneve të vendit, krerëve të partive politike parlamentare dhe deputetëve të mëparshëm të legjislativit të vendit për të plotësuar ligjin e gushtit të vitit 2015 për gjykatën speciale në mënyrë që kjo gjykatë të gjykojë kriminelët e Serbisë për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës; vrasjen e 13,000 civilëve, përdhunimin e 20,000 grave e vajzave e deri tek shkatërrimi e plaçkitja e pronës private dhe shoqërore të Kosovës gjatë luftës 1999-1999 për liri dhe pavarësi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …