Gjatë kësaj fundjave kanë përfunduar punimet në ndërrimin e gypit të ujësjellësit të Letnicës. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet përfundimtare të cilat janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve. Gypi i vjetër i ujësjellësit të Letnicës ishte ndërtuar nga azbest betoni, material ky që cilësohet si i rrezikshëm për shëndetin e njeriut dhe kancerogjen. Përndryshe ky projekt është realizuar në kuadër të një projekti të përbashkët të Komunës së Vitisë dhe të “Community Development Initiatives – CDI” të financuar nga SDS zvicerane. “Falënderojmë shtetin Zviceran të cilët na kanë mbështetur financiarisht në realizimin e këtij projekti të shumë pritur për qytetarët tanë. Me të vërtetë ju jemi mirënjohës shtetit helvetik të cilët po financojnë projekti kaq të rëndësishëm në komunën tonë”, u shpreh Kryetari Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …