leoni

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës mbahet Akademi në 30 vjetorin e Konferencës së parë të OMLK-LPK-së

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës u mbajt Akademi në 30-vjetorin e Konferencës së parë të OMLK-LPK-së

Shoqëria “Lëvizja” ka organizuar sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës Akademi jubilare me rastin e 30 vjetorit të Konferencës së parë të OMLK-LPK-së. Kryetari i shoqërisë “Lëvizja” Xhevat Bislimi e shpalli të hapur Akademinë, ai tha se është një përpjekje e jona e përbashkët për çlirimin e Kosovës dhe mbarë viseve shqiptare. Një falënderim ai e bëri për familjen Zogaj e cila ishte bazë e anëtarëve të LPK-së.

Veprimtari i kësaj lëvizje tani ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari para të pranishmëve tregoi se sa e vështirë ishte arritja e lirisë. Kjo konferencë për OMLK-në ka rëndësi të madhe, këtu vlen të ceket konferenca e parë në ish Jugosllavi. Para 30 viteve në Divjakë të Malishevës konstatonim se pesha e dhunës, eksploatimi shtetëror, po rëndonte në supet tona. Ne donim të dënohet politika serbomadhe. Më 1981 shqiptarët kërkonin të drejta dhe barazi. Më vonë Millosheviqi tregoi shovinizmin e tij ndaj popullit shqiptar. Këto manifestime me vonë do të kenë efektin e tyre, në ballë të protestave humben jetën dhjetëra shqiptarë. OMLK kishte rol udhëheqës ne LPRK. Në vazhdim Kiçmari i radhiti të gjitha pikat e programit të tyre.

Kryetari i LPK-së, Emrush Xhemajli foli për kontributin e OMLK-së dhe LPK-së jashtë vendit. Në vitin 1987 u morën vendime që bënë kthesë në jetën politike në Kosovë. Demonstratat dhe letër-këmbimet që vepronin jashtë Kosovës, kishin brenda një numër të konsiderueshëm të figurave politike. Është fakt i pamohueshëm se konspiracioni që ishte atëherë ne vepronim me sukses. Në baza ditore ne kishim komunikim për ngjarjet brenda dhe jashtë vendit. Me gjithë dëmtimet që i kishim gjatë rrugës puna jonë u kurorëzua me sukses.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani kumtesën e sotme ia kushtoi Nezir Zogajt dhe familjes së tij, për kontributin e tij dhe familjes së tij. Bashkëpunimi me ta ishte një bërthamë e fortë e UCK së, në ato territore. Hasani e çmoi lartë jetën dhe sakrificën e Nezirit në burgje,por ai nuk u ligështua. Ai qëndroi pa frikë edhe në burgun e Dubravës, Lipjanit, Pozharevcit etj. Xha Neza ishte një ushtar i atdheut së bashku me familjen e tij. Ai është një histori më vete e LPK dhe UÇK së, tha ai.

Binak Berisha anëtar i konferencës së para 30 viteve, tha se sado që thuhet e shkruhet është pak para veprave madhore të UCK,së. Berisha tha se në kohën kur ne kemi vepruar kemi pas drejtë të ishim edhe enverist, edhe marksist, leninist. Ëndrra jonë ishte Liria, dëshmorët nuk llogaritën asnjëherë çmimin, tha ndër të tjera Berisha.

Kurse veprimtari Izet Ibrahimi foli për historikun e bazës ku u mbajt Konferenca në Divjakë. Në mirënjohje e madhe për familjen Zogaj e cila i mbajti i strehoi i ushqeu shumë veprimtarë të çështjes kombëtare të asaj kohe. Xha Neza na motivonte për betejat në vazhdim.

Shaban Muja veprimtar përshkroi detaje nga ilegaliteti e të cilat ishin me shumë sakrifica,disa nga anëtarët u deshtë të shkonin në perëndim për ta vazhduar atje këto aktivitete.

Alban Zogaj nga familja përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti një historik për fshatin Divjakë dhe biografinë e xha Nezirit. Kontributin e familjes në mbajtjen e Konferencës së para 30 viteve. Kjo shtëpi u bë strehë dhe bazë e sigurt deri ne çlirimin e vendit

Ndërsa zbulimi i pllakës ku është mbajtur Konferenca do të bëhet sot në orën 16:00 në Divjakë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …