Partia e quajtur “Lindja Demokratike”, në Shqipëri, dorëzoi në gjykatë kërkesën për regjistrim. Kryetar është, Astrit Patozi dhe partia do të marrë pjesë në zgjedhje. Partia e Patozit u krijua në një kohë kur opozita ndodhet jashtë parlamentit, dhe fillimisht mediat raportuan se në krye të kësaj partie do të ishte Rudina Hajdari, e cila u tërhoq në momentin e fundit nga plani për të themeluar “Bindja Demokratike” dhe në këtë çast, në skenë doli vetë Patozi, cili do të jetë kryetari i BD, ndërkohë që bashkë me të janë edhe të tjerë të larguar nga Partia Demokratike, si Fabian Topollaj, Ardian Kollozi dhe Arben Skënderi, të cilët iu kanë bashkuar kësaj partie.
