Komuna e Rahovecit vazhdon aktivitetet për shënimin e 22 Prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës

Në prani të kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifit, nënkryetarit Fatmir Iska, drejtor të drejtorive komunale dhe nxënëseve, në oborrin e komunës së Rahovecit, kanë vazhduar edhe sot aktivitetet për shënimin e 22 Prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Kryetari i komunës, Smajl Latifi pas fillimit simbolik të këtij aktiviteti për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, të organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit tha: dje ishte Dita Ndërkombëtare e Tokës dhe kjo është mundësi e artë për të vazhduar kontributin tonë në mbrojtje të mjedisit ku ne jetojmë. Me krijimin e hapësirave të reja të gjelbëruara së bashku me ju mësimdhënës, nxënës, qytetarë akti, organizata joqeveritare SHL-Kosova, por edhe me kompaninë “Ekoregjioni” dhe “Ekodrinia” besoj që e dëshmojnë faktin se e dojmë mjedisin dhe prioritet të lartë e kemi mbrojtjen e mjedisit. Aksionet si ky, do të vazhdojnë, deponitë ilegale po hiqen, uroj që kjo ditë të na shërbej edhe për edukim, ndërgjegjësim për vetëdijesim që ta mbrojmë dhe ta pasurojmë me hapësira të gjelbëruara mjedisin ku jetojmë”, tha ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …