Komuna e Junikut në bashkëpunim dhe mbështetje nga miqtë nga Korpusi i Paqes që veprojnë në Junik, shënoi Ditën e Tokës. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, filloj mëngjesin me mbjelljen e fidaneve në oborrin e komunës së Junikut ku më pas ka pasuar dhe aksioni i pastrimit në disa lagje të qytetit.