NATO-s dhe zyrtarë të lartë të OKB-së i kanë dënuar sulmet ajrore ruse kundër spitaleve dhe shkollave në Siri

Fuqitë e NATO-s dhe zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara i kanë dënuar sulmet ajrore kundër spitaleve dhe shkollave në Siri, nga të cilat të hënën janë vrarë dhjetëra civilë, derisa Turqia dhe Franca thonë se këto sulme paraqesin “krime të luftës”. Ankaraja e ka fajësuar Rusinë për bombardime.  Kombet e Bashkuara thanë se nga sulmet ajrore kundër së paku pesë kapaciteteve mjekësore dhe dy shkollave në provincat veriore siriane, Alepo dhe Idlib, janë vrarë afro 50 civilë, përfshirë edhe fëmijë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, i ka dënuar këto sulme dhe ato i ka vlerësuar si “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, duke theksuar se ato “kanë hedhur hije në zotimet” për përfundimin e luftës pesëvjeçare civile në Siri. Shtetet e Bashkuara thanë se dy spitale civile janë qëlluar në dhe rreth Alepos në pjesën veriore të Sirisë; njëri spital udhëhiqej nga grupi mjekësor francez, Mjekët pa Kufij, dhe tjetri ishte në qytetin Azaz.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …