KQZ nuk i certifikon kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të komunave veriore për zgjedhjet e 19 majit

KQZ nuk i certifikon kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të komunave veriore për zgjedhjet e 19 majit

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka certifikuar kandidatët për kryetarë të komunave veriore për zgjedhjet e 19 majit nga Lista Serbe. Në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm 9 anëtarë të KQZ-së, prej të cilëve 7 votuan “pro” dhe 2 abstenuan. Kjo nuk ishte e mjaftueshme që kandidatët ë Listës Serbe të certifikohen, pasi në këtë rast duheshin 8 vota “pro”. Edhe pse kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, nuk deshi të lejonte debat, përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi shprehu kundërshtimin e tij duke kërkuar që Listës Serbe t’i jepet edhe 24 orë kohë që të ndryshojë kandidatët ose të distancohet nga deklaratat e të njëjtëve që mohojnë shtetësinë e Kosovës. Për komunën e Leposaviqit ka aplikuar Zoran Dodiq, për Zubin Potok Sergjan Guloviq, për Zveçan Vuqina Jankoviq dhe për Mitrovicë të Veriut Goran Rakiq. Ndryshe, kandidatët e PDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje janë certifikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …