Ankaraja zyrtare ka paditur Rusinë për krime lufte kundër popullatës civile, në Siri. Gjatë ditëve të fundit forcat ajrore të Kremlinit kanë goditur dy spitale, ndërsa dy shkolla i kanë goditur në qytetin Azaz. Ata kanë bombarduar edhe vendbanime publike, në Idlib dhe Halep, në veri të Sirisë. Ruset me këtë rast kanë vrarë 50 civilë në mesin e tyre edhe gjashtë fëmijë. Sulmi nga ajri i shkollave dhe spitaleve është krim lufte konstaton Qeveria e Turqisë. Ministria e Jashtme e Turqisë kërkon nga Rusia që përnjëherë të ndërpresë bombardimet në caqet civile në Siri. Në rast të kundër do të përballet me pasoja të rënda. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmet e Rusisë kundër popullatës civile dhe kanë kërkuar që bombardimet mbi caqet civile të ndërpriten sa më parë. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhon Kirbi ka deklaruar me këtë rast se Rusia po mbështet fuqishëm regjimin gjakatar të Assadit kundër popullatës siriane.
Kontrolloni gjithashtu
Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën
Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …