Aktivistë të Vetëvendosjes në Mitrovicë, kanë ndërmarrë sot një aksion simbolik para tunelit në hyrje të këtij qyteti, në shenjë pakënaqësie për, siç thonë ata, zvarritjen e punimeve të cilat po bëhen në sanimin e këtij tuneli. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Deri kur o Pal”, “Mërgata po vjen, po kah po i bie”, “Pal ik” dhe të ngjashme, ndërsa kanë vendosur mbi tunel një pano me dimensione më të mëdha dhe me fotografi, ku shkruan “Jo bllokimit, Po lëvizjes së lirë”. Aktivistët po ashtu kërkuan përgjegjësi nga vetë ministri i Infrastrukturës për, siç thanë zvarritjen e punimeve, ndërsa paralajmëruan protestë para kësaj Ministrie nëse tuneli nuk hapet deri më 1 maj. Ata kanë qëndruar rreth gjysmë ore para tunelit, ndërsa ngjarja është vëzhguar gjatë gjithë kohës nga pjesëtarët e policisë. Derisa aksioni i Vetëvendosjes po zhvillohej, në tunel vëreheshin punëtorë duke punuar, por ata nuk deshën të flasin.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …