Jetësohet premtimi i kryetarit Jashari, për mbulim të shpenzimeve të varrimit për të gjithë qytetarët

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit, ndërmjet kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmi ef. Maksuti, që me buxhetin e Komunës, të mbulohen të gjitha shpenzimet e varrimit, në aspektin teknik, si dhe shërbimeve të tjera fetare për të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt. Me aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, që nga sot, fillon edhe në praktikë zbatimit i premtimit të kryetarit Jashari, për t’i liruar të gjithë qytetarët nga pagesa e shpenzimeve të domosdoshme të varrimit. Ndërkaq, sa i përket vendimit të kryetarit Jashari, pas debatit nëse ky vendim do të mbulojë edhe pagesën e anëtarësisë ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, marrëveshja e nënshkruar nuk i liron qytetarët nga përgjegjësia e tyre për pagesën e anëtarësisë, çështje kjo që iu takon dy palëve, KBI-së dhe qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …