Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairo O’Conell, 17 Shkurtin e vitit 2008 e konsideron ditë historike për Kosovën të cilën thotë se edhe ai nuk do ta harrojë asnjëherë. O’ Conell ka deklaruar me këtë rast se tetë vjet pas shtet-formimit, Kosova ka ecë përpara mjaftë. Por, konsideron se ende mungon përgjegjësia e plotë për shtetin. Ai thotë se të gjithë politikanët në Kosovë duhet të marrin përgjegjësi për veprat e tyre, dhe përveç zgjidhjes së krizës aktuale, të kujdesen edhe për krijimin e kulturës politike në vend. Në këtë periudhë për mua është shumë e rëndësishme për të forcuar sistemin e drejtësisë. Kemi parë në çdo fushë të jetës në Kosovë, qoftë ekonomike, private, publike, ka problem me sistemin e drejtësisë dhe niveli i dobët i drejtësisë ndikon shumë në zhvillimin e Kosovës. Shpresoj që Qeveria dhe institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masa për të forcuar, dhe krijuar kushte për zhvillim ekonomik dhe gjithashtu për fillimin e rrugës së re për integrime evropiane, ka thënë ai për Kosovapres.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …