Kryeministri Haradinaj në një emision televiziv ka folur rreth Samitit në Berlin, ku do të pritet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga kryetari francez, Emmanuel Macron. Haradinaj thotë se as atje nuk hiqet taksa, ndërsa thotë se Mogherinin e kanë nxjerrë nga loja Merkel dhe Macron. Ai ka dhënë detaje nga Samiti i Berlinit që do të mbahen të hënën. Tregon se Merkel e Macron i kanë rezervuar Kosovës dhe Serbisë takim të vecantë. Ndonëse kryetari Thaci ka thënë se nuk është aq i rëndësishëm takimi në Berlin, Haradinaj ka pritje të tjera. Ai tutje flet për rolin e Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federica Mogherinit, me të cilin Haradinaj ka pasur përplasje e mosmarrëveshje. “Mogherini i ka bërë shumë dëme BE-së dhe Ballkanit. Gati na ka kthyer në të kaluarën, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …