leoni

Brian Hoyt Ji thotë se takimi i Thaçit me Vuçiqin në Berlin nuk është vendimtar por vetëm mundësi për të biseduar

Brian Hoyt Ji thotë se takimi i Thaçit me Vuçiqin në Berlin nuk është vendimtar por vetëm mundësi për të biseduar

Ish-zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Ji, tha se takimi i Thaçit me Vuçiqin në Berlin më 29 prill me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryetarin francez Emanuel Macro, nuk është takim vendimtar për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por është një mundësi për të folur, megjithse ka përmendur se diçka e re do të ndodhë. Sipas tij, “librat e historisë” për Ballkanin janë plotë me “tani ose kurrë”, por takimi në Berlin nuk është një prej atyre, megjithëse është një mundësi. Ai ka thënë se pret që diskutimi në Berlin do të sjell diçka të re, një përparim midis dy vendeve. Në takimin “zgjidhja e pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor” në Uashington, ai tha se Serbia duhet të marrë një vendim të qartë nëse do të shkojë drejt BE-së ose Rusisë, sepse nuk është e mundur të kërkojë anëtarësimin në dy organizata të ndryshme në të njëjtën kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …