OBSH rekomandon që fëmijët e moshës 2 deri në 4 vjeç të mos ekspozohen para ekraneve më shumë se një orë në ditë

OBSH rekomandon që fëmijët e moshës 2 deri në 4 vjeç të mos ekspozohen para ekraneve më shumë se një orë në ditë

Agjencia për shëndetësi e Kombeve të Bashkuara rekomandoi që fëmijët e moshës 2 deri në 4 vjeç “të mos ekspozohen para ekraneve më shumë se një orë në ditë”, ndërsa njëvjeçarët të mos ekspozohen fare. OBSH, në udhëzimin e saj të parë për këtë çështje, tha se fëmijët nën 5 vjeç duhet të jenë fizikisht aktivë dhe të flenë mjaftueshëm për një zhvillim të shëndetshëm. Agjencia tha se të ekspozuarit para ekranit përfshin shikimin e televizorit dhe lojërat në kompjuter. Sipas saj, fëmijët midis 1 dhe 4 vjeç duhet të kalojnë së paku tri orë në ditë të angazhuar në aktivitete fizike. Ajo po ashtu tha se mungesa e aktivitetit është një “faktor kryesor i rrezikut” për vdekshmërinë dhe një element kryesor në rritjen e niveleve të obezitetit në mbarë botën. Në një raport të mëparshëm, OBSH-ja ka thënë se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë është rritur dhjetë herë, përkatësisht në 120 milionë, gjatë 40 vjetëve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …