leoni

Zv. Kryetari Aliu priti në takim përfaqësues të shoqatës “Kosova dhe Shkupi” nga Bursa e Turqisë

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur në takim një delegacion të Shoqatës Kulturore “Kosova dhe Shkupi” nga Bursa e Turqisë, në krye me Kryetarin Bayram Kiliç. Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe përfaqësues nga Komuna Osmangazi e Turqisë. Në këtë takim zv. Kryetari Aliu është njoftuar nga ata lidhur me bordin dhe këshillin e ri të kësaj shoqate të cilët kanë dalë si rezultatet i zgjedhjeve të brendshme. Përfaqësuesit e shoqatës “Kosova dhe Shkupi” e kanë njoftuar zv. Kryetarin Aliu edhe mbi punën që po bënë kjo shoqatë në fushën e kulturës. Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate ajo është themeluar në vitet e 90-ta dhe përbëhet nga rreth 1400 anëtarë që kryesisht janë shtetas turq me prejardhje shqiptare. Zv. Kryetari Aliu ju dëshiroj atyre mirëseardhje dhe i njoftoj ata edhe rreth zhvillimit të gjithëmbarshëm në komunën e Vitisë. Ai theksoi se kjo komunë është e gatshme të bashkëpunoj në fushën e kulturës duke përmendur edhe disa nga aktivitet kulturore të cilat zhvillohen rregullisht në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …