leoni

Komuna e Vitisë vazhdon me vendosjen e sinjalistikës horizontale

Në Komunën e Vitisë, po vazhdojnë punimet në vendosjen e sinjalistikës horizontale rrugore. Sipas Skender Ahmetit, Drejtor i Inspekcionit në Viti, me këtë synohet të rritet në vazhdimësi siguria për pjesëmarrësit në trafik. Ai bënë me dije se deri me tani punimet në vendosjen e sinjalistikës horizontale rrugore kanë përfunduar në një pjesë të qytetit të Vitisë, konkretisht në afërsi të institucioneve të ndryshme. Drejtori Ahmeti bënë thotë se punime të tilla do të vazhdojnë gjatë këtij viti edhe në pjesë të tjera të qytetin të Vitisë por edhe në fshatrat e kësaj komune. Përndryshe vendkalimet për këmbësorë tani janë më të dukshme pasi që janë shenjëzuar me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …