Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ngritur sot kallëzim penal ndaj kryetarit Thaçi dhe kryekuvendarit Veseli

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kurti këtë e ka bërë për siç po pretendon ai shpifjet që i kanë bërë Thaçi e Veseli në seancën gjyqësore për “Syrin e Popullit”. Sipas Kurtit, Thaçi e Veseli kanë bërë deklarime të rrejshme. “Me rastin e kallëzimit penal, këtu në prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda kundër Presidnetit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kundër kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ne këtë kallëzim penal po e bëjmë sot duke pasur parasysh deklarimet e rrejshme nën betim që këta dy i kanë bërë me datën 28 dhjetor të vitit të kaluar në procesin gjyqësorë, kundër të ashtuquajturit organizatë Syri i Popullit, me rastin e sublimit që kanë bërë këta dy krerë institucionesh kundër Glaukut, meje dhe Sadri Ramabajës”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu dështon sërish në zgjedhjen për kryetare të Kuvendit

Më 29 prill 2025, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nuk arriti …