Drejtori i KEK-ut Njazi Thaçi, së bashku me ekipin e Korporatës Energjetike të Kosovës, mbollën tri pemë në oborrin e Termocentralit “Kosova A” si dëshmi e përkushtimit për një Kosovë të pastër dhe të gjelbëruar. KEK-u në planin strategjik ka paraparë edhe krijimin e hapësirës më të madhe gjelbëruese në Kosovë. Ndërtimin e murit të gjelbër nga “Kosova A” deri të “Kosova B”. Në mbështetje të kauzës së shtimit të gjelbërimit në Kosovë drejtori Thaçi sfidoj:
Ministrin, Valdrin Lluka
Kryeshefin e ZRRE-së, Petrit Pepaj
Drejtorin e KESH-it, Benet Beci
Kryesuesin e Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla
Nga KOSSID-i Visar Azemi si dhe
Udhëheqësin e Projektit “Repower” i financuar nga #USAID, Faruk Serdareviç.