leoni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në

Edi Rama: Vendimi i opozitës, për të mos hyrë në zgjedhje është shkatërrim dhe kthim mbrapa

Vendimin e opozitës, për të mos hyrë në zgjedhje, kryeministri Rama e ka cilësuar si shkatërrim dhe se ka bërë hapa mbrapsht. Ai tha që opozita në vend që të luftojë me program dhe ide, ka zgjedhur të luftojë rrugëve më kërcënime dhe kapsolla. Pavarësisht kësaj, Edi Rama këmbëngul se zgjedhjet e 30 qershorit do bëhen. Më pas zoti Rama tha se ka bërë gjithçka që opozita të futet në zgjedhje dhe se tashmë nuk ka më asgjë për të bërë. “I mirëkuptoj ata që ndryshe nga unë, mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua të ju them se kjo nuk është zgjedhja jonë dhe as faji ynë sepse ne këndvështrimin tim, kemi bërë gjithçka që kemi pasur në dorë që kjo të mos ndodhë. Është mirë që të ngulmojmë se në këtë periudhë se çfarë ne kemi bërë dhe askush të mos e harrojë se jemi ne që e kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhjen me opozitën, kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur këtë të dytën. Kjo gjë ka ndodhur përpara dy vjetësh, ku iu dorëzuam disa ministri dhe sërish humbën”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …