Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për çështjen e dialogut, institucionet e Kosovës as nuk kanë dakordim e as legjitimet për ta përfaqësuar Republikën në takimin e Berlinit, i cili do të mbahet më 29 prill. “Për çështjen më të rëndësishme sot për vendin, dialogun me Serbinë, institucionet e Kosovës nuk kanë dakordim dhe as legjitimet për të përfaqësuar Kosovën në Berlin. Mospajtimet mbi heqjen e taksës e bëjnë këtë çështje edhe më të ndërlikuar. Kështu, pa legjitimitet dhe pa dakordim për dialogun, si dhe me mosmarrëveshje për taksën, do të shkohet në Berlin, prej të cilit takim sikur të ishim unik mund të shpresonim për shumë përfitime. Samiti në Berlin mund të jetë një mundësi e re për paqe, marrëveshje dhe procese të reja në rajon. Ky vullnet progresiv tashmë është shfaqur edhe nga Gjermania edhe nga Franca. Mirëpo, kështu pa strategji dhe të përçarë, institucionet tona mund të kthehen duarthatë nga Berlini. Për rrjedhojë partnerët PAN-it do të vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin, duke mos lënë anash nga akuzat e tyre edhe partnerët tanë të dëshmuar ndërkombëtarë”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …