Përsëri ngordhje masive e peshkut në rrjedhën e lumit Mirusha

Vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit Mirusha, përkatësisht në kanionin dhe Ujëvarat e Mirushës. Sasia e peshkut të ngordhur duket të jetë mjaftë e madhe, përderisa nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Me të marrë informacionin për ngordhjen masive të peshkut në pjesën e Ujëvarave të Mirushës, në vendngjarje kanë dalë inspektorët komunal të Malishevës, njësitë policore dhe shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”. Inspektorët komunal, kanë marrë mostrat e ujit dhe të peshkut, ndërsa lidhur me rastin janë njoftuar edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht inspektorët e departamentit të ujërave. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngordhjes së peshkut, ndërsa dhjetë muaj më parë, por në pjesën e epërme të rrjedhës së lumit Mirusha, kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …