leoni

Kryetari Haliti mbajti disa takime të rëndësishme në Mason të Michigan-it

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili po qëndron për vizitë në Mason të SHBA-së ka zhvilluar dje takime të ndryshme në këtë shtet. I shoqëruar nga profesorët Milot Haziri, Mervan Mustafa, Dëfrim Piraj, ata vizituan universitetin MSU “Michigan State University ” në Lansing, ku gjate gjithë kohës ata u shoqëruan nga Kryetari i Masonit, Rusell W. Whipple dhe bashkëshortja e tij që është edhe profesoresh ne këtë universitet. Gjatë këtij takimi delegacioni nga Komuna e Vitisë u njoftuan edhe për mundësitë e ndjekjes së studimeve për qytetarët nga komuna e Vitisë në këtë universitet. Gjithashtu ata kanë vizituar edhe një shkollë të mesme ku përveç se u takuan me udhëheqësit e shkollës u takuan edhe me nxënësit e komunitetit shqiptarë nga Komuna e Vitisë. Bëhet me dije se në këto takimi është bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të shkollave nga Vitia dhe Masoni. Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar dje edhe komunitetin shqiptar në Mason të Michiganit ku një pjesë e tyre janë edhe qytetarë nga Komuna e Vitisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …