Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Haxhiu thotë se është absurde dhe hipokrite të konsiderohet protesa e Vetëvendosjes si ndërhyrje në drejtësi

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka folur për protestën e sotme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Sipas tij, protesta është presion ndaj prokurorisë. Në lidhje më këtë deputetja, Albulena Haxhiu në një deklartë  tha se është absurde dhe hipokrite se si Haradinaj e konsideron ndërhyrje në drejtësi, një mjet demokratik siç është protesta qytetare. Sipas saj, Haradinaj është shembulli më i keq pasi siç tha Haxhiu, ai ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë kur i pati caktuar afat ish-prokurorit special, Elez Blakaj. Deputetja Haxhiu po ashtu theksoi se kryeministrit Haradinaj i konvenon situata aktuale në sistemin e drejtësisë. Ajo tha se ky është vetëm fillimi i protestave për të larguar nga qeverisja, PAN-in.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …