Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli sot në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt Akademi përkujtimore kushtuar heroit të Kosovës, komandantit të Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Shemsi Ahmeti si dhe dëshmorëve të tjerë të Brigadës 141 “Mehë Uka” të renë në betejën e Majdanit dhe Melenicës. Në fjalën e tij Veseli tha se është nderim i madh që sot e mbajmë këtë Akademi për faktin se kjo Epope është një nga me të lavdishmet në luftën e UÇK-së. Beteja e Majdanit në Melenicë është një dëshmi e sakrificës për liri. Në këtë betejë ka renë komandanti më i shquar në ZOSH, Shemsi Ahmeti më shokët më të shquar të idealit. Ata ranë por Kosova u bë e lirë , shtet i pavarur dhe sovran. Ashtu siç thoshte Fishta sa të nxehë dielli e hëna do të ekzistojë shteti i lirë dhe i pavarur i Kosovës, tha ai.
Ndërsa kryetari Thaci në fjalën e tij tha sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shalën dhe Mitrovicën por edhe për Kosovën duke i nderuar dëshmoret e Brigadës 141 “Mehë Uka” i nderojmë të gjithë luftëtarët e lirisë, të gjithë të rënët. Sot atë luftë e nderon shteti i Kosovës, sepse jemi të bashkuar për t’i respektuar vlerat e luftës së lavdishme të UÇK-së, vetëm kështu do të jemi të sigurt në rrugën euroatlantike. Duke vlerësuar lartë jetën dhe veprën e lartë të dëshmoreve duke i respektuar përgjesitë e mia kushtetuese dhe ligjore dëshmorët: Ahmet Haxha, Asllan Cimili, Enver Musa, Esat Meholli, Qazim Cimili, Sokol Preteni, Shemi Istrefi dhe Xhemijl Haxha i nderojë më urdhrin hero të Kosovës në nderim të sakrificës së tyre sublime për lirinë e Kosovës, tha ai.
Ish komandanti i Brigadës 141 “Mehë Uka” Hysni Ahmeti tha Zona Operativa e Shalës i ka pas dy Brigada edhe katër Batalione që i ishte shtrirë në shumicën e fshatrave të Mitrovicës dhe ka zhvilluar shumë beteja e sulme ndaj si dhe kanë renë rreth 70 dëshmor. Por beteja e Majdanit të Melenicës ka qenë ndër më të rëndësishme sepse ka zgjatur rreth 40 ditë dhe luftimet janë zhvilluar në afërsi me armikun.