Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka pritur në takim, Tomë Kaçinarin, kryetar i Shoqatës së Veteranëve Vullnetarë të luftës në Kroaci, i shoqëruar edhe nga Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, dhe Emin Latin, kryetar i OVL-së – Dega në Skenderaj, me të cilët ka diskutuar për gjendjen në përgjithësi të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
U jemi mirënjohës të gjithë veteranëve dhe vullnetarëve që i janë bashkuar luftës duke dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës është shprehur kryetari Jashari.