Kryetari Thaçi është duke raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për deportimin e 6 shtetasve turq në mars të vitit të kaluar. Në këtë takim kanë vërshuar kritikat dhe akuzat e Sami Kurteshit e Driton Selmanajt në drejtim të Thaçit. E ky i fundit është përgjigjur se është i gatshëm që kjo çështje të interpretohet edhe nga zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës. Kryetari është ankuar edhe për hetimin që kanë bërë ekspertët ndërkombëtar në këtë çështje. “Më thuaj cili shtet në botë demokratik lejon ekspertët ndërkombëtar t’i merr në pyetje liderët e vendit”, tha Thaçi. Por pas insistimit të Kurteshit e Selmanajt, Thaçi është shprehur i gatshëm që kjo çështje të dërgohet edhe në Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …