Sulejman Uglanin

Ismet Azizi: Partia e Dr.Uglaninit kërkon emërtim të rrugëve me emra të personaliteteve shqiptare

 Partia e Aksionit Demokratik (SDA),lideri i secilës është Dr. Sulejman Uglanini, kërkon nga asambletë komunale të Novi Pazarit, Tutinit dhe Sjenicës që rrugët e të riemërtohen me emrat e personaliteteve shqiptare, boshnjake, serbe dhe ndërkombëtare. Emrat e propozuara të personaliteteve shqiptare janë: Aqif Blyta, Shaban Polluzha, Ferhat Draga, Nexhib Draga, Ahmet Daci, Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Fehmi Agani, Naim Frashëri, si dhe Iliria.

Ky propozimi është aprovuar në asamblenë komunale të Tutinit. Pra, sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Tutinit, rrugët e këtij vendbanimi, përveç personaliteteve boshnjake dhe serbe, do të mbajnë edhe emrat e personaliteteve të shquara shqiptare nga të gjitha trevat e banuar me shqiptarë.

Propozim vendimi i SDA-së për ndryshimin emrave të rrugëve, dërguar javë më parë asamblesë së qytetit të Novi Pazarit, u hoq nga rendi i ditës edhe pse ishte paraparë më herët. Kjo u arrit mepropozimin e SNS ( Partia Përparimtare Serbe), lider i secilës është  kryetari serb Aleksandër Vuçiq, duke e ditur për çka do të debatohet dhe cili do të ishte vendimi. Për heqjen nga rendi i ditës votuan këshilltarët e partisë SDP ( Paria Demokratike e Sanxhaku) lider i së cilës është Rasim Lajiq, i cili njihet si përkrahës i politikës proserbe. Këshilltarët e partisë SPP (Partia për Pajtim dhe Drejtësi), lider i së cilës është myftiu Muamer Zukorliq, të cilët janë në opozitë, nuk morën pjesë në votim. Thuhet se sikur të votonin nuk do të aprovohej rendi i ditës. Me këtë rast do të debatohej për ndryshimin e emërtimit të rrugëve të qytetit të Novi Pazarit, eventualisht edhe të aprovohet propozimi i partisë së Dr. Uglaninit.

Propozim i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, i cili nuk është përfshirë në rendin e ditës të seancës së sotme të Kuvendit të Novi Pazarit, ka qenë që rrugët në këtë qytet të mbajnë emrat e shumë figurave të shquara boshnjake, shqiptare, serbe dhe botërore.

Në mesin e emrave të propozuar është Aqif Blyta,i cili është themelues i Xhemijetit (Bashkimi), partisë së parë politike e cila përfaqësonte shqiptarët, boshnjakët dhe turqit, mandej deputet në Parlamentin e Mbretërisë SKS, Kryetari i Bashkisë së Rrethit Pazarit të Ri (Novi Pazarit), por edhe organizator dhe komandant i mbrojtjes së Pazarit të Ri kundër sulme veçetnike por edhe mbrojtës i popullatës civile të serbëve lokal.

Sipas propozimit të SDA-së së Sanxhakut, emrin e Aqif Blytës duhet ta mbajë rruga aktuale “Gojko Baçanin”që gjendet në qendër të qytetit, ku dikur ishte shtëpia e tij, të cilën pushteti komunist ia konfiskuar.

Përveç tij, rrugët në Novi Pazar, sipas SDA-së, duhet të marrin emrat edhe të personaliteteve tjera shqiptare siç është Naim Frashëri, Adem Demaçi,Shaban Polluzha, Ibrahim Rugova, Ferhat Draga, Iliria etj.

Rruga që do të mbaj emrin e Shaban Polluzhës do të ishte në Hatkovë. Emrin Dr. Ibrahim Rugova do të mbante ajo e Sutjeskës, ndërsa me emrine Adem Demaçit një rrugë në lagjen Llug.

Rruga qendrore në Novi Pazar, aktualisht e quajtur “Stefan Nemanja”, do të riemërohet në Bulevardi i ZAVNOS-sit (Këshillin Anti-fashist Çlirimtar Kombëtar i Sanxhakut), dhe sipas propozimit të SDA-së, Novi Pazari do të ketë katër bulevarde, të cilat do të quhen: Bulevardi Alija Izetbegoviq, Mbreti Tvrtko, Bulevardi i Sanxhakut dhe ai i Vinston Çerçilit.

Rruga e tashme “Një Maji” do të marrë emrin e themeluesit të Novi Pazarit, Isa-Beg Isakoviq kurse ajo e “7 korrikut” do të quhej Mehmet Pashë Sokolloviq.

Përndryshe, nga emrat gjeografik, janë propozuar disa qytete të Kosovës si dhe të Luginës së Preshevës. Pasojnë emri i shtetit të Kosovës, Shqipërisë, malet e Sharit, Bjeshkët e Nemuna etj.

Në arsyetimin e propozimit për t’i ndryshuar emrat e rrugëve, qëndrimi i SDA-së është se emrat e tanishëm nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë identitetin e Novi Pazari.

Përndryshe pritet që në seancën e ardhshme të asamblesë komunale të Sjenicës të aprovohet propozimi  i SDA-së dhe riemërtimi i rrugëve sipas propozim të kësaj partie, lider i së cilës është Dr. Sulejman Uglanin, të merr formën e prerë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …