Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për mediet se Samiti i Berlinit, që do të mbahet më 29 prill, është një takim multilateral ku do të diskutohen çështje të ndryshme. Ai tha se qëndrimet që i ka Qeveria e Kosovës nuk janë qëndrime vetëm të kryeministrit por, siç tha ai janë qëndrime të Kosovës. Haradinaj shprehu bindjen se nuk do të ketë shpërputhje mes qëndrimeve të tij dhe të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Do të kemi kohë të flasim me presidentin dhe do të harmonizojmë qëndrimet, nuk besoj se ka ndonjë dallim në çështje të caktuar”. Ai po ashtu ka thënë se personalisht nuk ka qëndrime tjera pos atyre që dihen deri tani si për dialogun me Serbinë po ashtu për taksën prej 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …