Në daljen e tij të parë si kandidat për kryetar të SHBA-ve, thotë se ndihet krenar për sulmet ndaj Serbisë. Në një intervistë për agjencië ameriknë të lajmeve “The View”, Joe Biden deklaroi se ndihet krenar që ishte pjesë e ndalimit të gjenocidit në Kosovë, si dhe për sulmin me bomba ndaj Serbisë dhe largimin nga pushteti të kriminelit Millosheviq. “Sugjerova se duhet të largojmë banditin Millosheviq, në Serbi kur po vriste njerëz dhe po bëntë gjenocid. Ndjehem krenar që kontribuova për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e botës”, u shpreh Biden. Kjo ishte dalja e parë në një intervistë për Joe Biden, që prej se zyrtarizoi kandidim e tij të enjten. “Ajo që kam bërë për politiken e brendshme dhe të jashtme më bënë krenar”, shtoi tutje Biden. Ndryshe kjo është hera e tretë që biden kandidon për president. Ai kishte humbur në zgjedhjet e vitit 1988 dhe 2008. Në sondazhet e fundit, miku i mirë i shqiptarëve Biden del të jetë në kryesim nga ana e partisë demokratike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …