Dega e PDK-së në Klinë, të shtunën, do ta mbajë Kuvendin zgjedhor, në të cilin do të zgjidhet edhe kryetari i “ri” i kësaj dege. Për këtë post drejtues të këtij subjekti opozitar në Klinë sërish kandidati i vetëm do të jetë Sokol Bashota, pasi asnjë tjetër nuk ka paraqitur kandidaturën brenda afatit të caktuar nga këshilli zgjedhor i këtij subjekti. “Nuk ka kandidatura të tjera dhe është vetëm një kandidaturë, ajo e Sokol Bashotës, pasi me statutin e partisë, duhet shtatë ditë përpara kandidatura të shpallet në Komision zgjedhor dhe afati ka përfunduar më 23 prill, kur ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kandidaturës”, thotë Enver Berisha, anëtar i Kryesisë së degës së PDK-së në Klinë dhe shef i Grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Klinës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …