Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës ka thënë se ende mungon drejtësia dhe e vërteta për të pagjeturit, mungon ngushëllimi për familjet dhe gjykimet e dënimet për fajtorët. Ai thotë se përderisa në Bruksel është diskutuar edhe për çështje të brendshme të Kosovës, fati i të pagjeturve asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Kreu i Vetëvendosjes shpreh se në vend se të rritet presioni ndaj Serbisë përgjegjëse për këto krime mizore, pushtetarët e Kosovës luajnë me dhimbjen e pakufishme e mallin e pa durim për të pagjeturit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …