Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor në Degën e Mitrovicës, ku me shumicë votash kryetar i Degës u zgjodh Bedri Hamza, i cili mbanë edhe pozitën e ministrit të Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës. 210 delegatët e kuvendit zgjedhor në Mitrovicë kanë zgjedhur po ashtu Këshillin Drejtues prej 71 anëtarëve dhe 21 delegatë për Konventën Qendrore. Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Kuvendin zgjedhor e përshëndeti shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi si dhe ministrja Dhurata Hoxha, e cila vlerësoi se “Mitrovica merr vëmendjen më të madhe se zgjedhjet në degët tjera në vend, duke qenë degë e liderit tonë, Kadri Veseli dhe udhëheqësve të dëshmuar në nivel nacional. Këto zgjedhje, janë shtytje e re për organizim edhe më të mirë, gjithëpërfshirje dhe vlera me besim, zhvillim dhe integrim”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …