Në një intervistë për Dojçe Vele, deputeti i Parlamentit Gjerman Beyer thekson se pret sjellje të përgjegjshme e konstruktive si dhe përqendrim në përmbajtjen origjinale të kornizës së dialogut Kosovë-Serbi. “Ky takim nuk ka të bëjë me plane specifike konkrete me kushtëzime të caktuara, por për informacion dhe shkëmbim informatash rreth çështjeve rajonale. Veç kësaj, mund të shpresojmë që Serbia dhe Kosova do ta shfrytëzojnë këtë takim në mënyrë konstruktive dhe të diskutojnë mbi procesin e normalizimit. Sepse nëse ende ka mungesë të seriozitetit për progres, perspektiva e BE-së për të dy vendet do të mbetet ad acta”, deklaroi Meyer. Deputeti gjerman, që është njohës i mirë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se është e dëshirueshme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në një të ardhme të parashikueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …