Nesër do të mbahet Samitit i Berlinit, në të cilin Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ftuar për të marrë pjesë krerët e Ballkanit Perëndimor. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes në Berlin, tha se Kosova nuk do të pranojë sovranitet të dyfishtë dhe as shkëmbim territoresh, por as vazhdim të dialogut me kushte. Ndërsa kryeministri Haradinaj ka thënë se ky takim nuk ka të bëjë me pezullimin e taksës mbi mallrat e Serbisë, të cilin e ka vendosur Qeveria e Kosovës afër pesë muaj më parë. Në Samitin e Berlinit, Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri, Edi Rama dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Kosova, nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj. Përfaqësimi i Serbisë do të jetë president-kryeministër. Me president dhe kryeministër do të jetë edhe përfaqësimi i Malit të Zi. Për pjesëmarrje në këtë samit nuk ka mbërritur ftesë për presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe homologun e tij maqedonas. Shefja e diplomacisë europiane, Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, janë pjesë e samitit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …