Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani proteston sot në prag të Samitit të Ballkanit

Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani proteston sot në prag të Samitit të Ballkanit, kundër pazareve Thaçi-Vuçiq

Në prag të Samitit të Ballkanit, i cili do të mbahet sot në Berlin, Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani do të protestojë siç kanë thënë ata kundër pazareve Thaçi-Vuçiq. Protesta e tyre do të mbahet para zyrës së Kancelarës së Gjermanisë në Berlin, duke filluar në orën 18:00. Kjo qendër nëpërmjet një komunikate theksohen se sipas qarqeve diplomatike dhe shtypit ndërkombëtar një prej temave kryesore të këtij samiti do të jetë Republika e Kosovës. Sipas kësaj partie, përqendrimi kryesor i vëmendjes në ketë temë do të jetë trajtimi i pazareve të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, të cilët i bashkon marrëveshja e tyre gjentelmene për rrudhjen dhe cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. “Ku do mund të përfundonte një marrëveshje e tillë, e cila e ka pretekst herë “korrigjimin e kufijve” dhe herë “shkëmbimin territorial” na tregon sot shumë qartë shteti pothuajse jofunksional i Bosnjës dhe Hercegovinës”, bëhet e ditur në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …