Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Sporti duhet t’u takojë sportistëve…!

Nuk mundet që politika të udhëheqë me sportin, përkundrazi sporti mund të ndihmojë në përpjekjet e diplomacisë kosovare në rrafshin ndërkombëtarë.

Që në ditët e para të formimit të shteteve sovrane sporti ka luajtur një rol kyç në diplomaci, shumë shpesh duke përfshirë slloganin “Së pari miqësi, pastaj gara” apo “në vend të parë miqësia, në vend të dytë garat”, që iu përshtat shumë bukur edhe takimit sport-dimplomaci ndërmet amerikanëve dhe kinezeve. Kjo gjë ndodhi gjatë Kampionatit Botëror te 31- të i cili mbahej ne Japoni, më 1971. Në prill te vitit 1971 ekipi sportiv i bashkëshoqeruar nga delegacioni amerikan në te cilin kishte shumë gazetare shkeli ne Peking për herë të parë pas vitit 1949, iu pergjigjë pozitivisht ftesës se ekipit kinez te pingpongut. Takimi u mbështet nga Komiteti per marredhenje amerikano-kineze, dhe brenda një jave 11 veta u bënë anëtarë të Shoqatës “Partneret e Zi”, e cila kishte raporte të mira me Kinen, dhe ajo shihej vetëm si një organizatë ndërkombëtare që përkujdeset për të drejtat e njeriut

Dy muaj pas vizitës së Richard Nixon, Zhuang Zedong-u vizitoi SHBA si kryesues i një delegacioni kinez te pingpongut, 12-30 prill, 1972. Gjithashtu në itinerar ishin Kanada, Meksika dhe Peru. Megjithatë, përpjekjet e Kinës për të arritur sukses diplomatik nga vendet me “ping-pong-diplomaci” nuk ishin gjithmonë të suksesshme, të tilla sikurse Asociacioni i ping-pongut të Indonezisë refuzojë ftesën e Kinës në tetor 1971, duke pohuar se pranimi do të përmirësojë reputacionin e Partise Komuniste të Kines-Republikës Popullore të Kinës, ngase as atletët, as gazetarët sovjetikë nuk u shfaqen në Kinë pas paraqitjes së lojtarëve dhe gazetarëve amerikanë, duke spekuluar se akti tregojë, barabartë, përbuzjen e të dy vendeve kundrejt ish-BRSS-së

Gjatë javës në vijim që nga 9 qershori 2008, pjesëmarresit e ping-pong-diplomacisë, morën pjesë tre ditë rresht në nje eveniment “sportiv”-rikujtimi, të rëndesishem, në Bibliotekën presidenciale Richard Nixon , në Yorba Linda, në Kaliforni. Aty ishin të njëjtit pjesëmarrës, nga të dy ekipet, amerikane dhe kineze, të cilët ishin takuar më 1971, pra ishin të pranishëm dhe garuan sërish.

Pse rifreskuam këtë ngjarje, krejt për një arsye të thjesht, se Kosova edhe pas pranimit të përmbi 100 shtete (nuk dihet numri i saktë) nuk po mund te vendosë raporte të fuqishme bilaterale me shtetet që kanë njohur Kosoven si shtet, për të njohur edhe autoritetin e sportit kosovar, pikërisht pra, njohjen dhe bashkepunimin me KOK-un e Kosovës. Mund të thuhet se deri më tash politika shtetërore e Kosovës, edhe-pse krenohet me rininë kosovare, si me ate slloganin “new-borns” nuk po i mbeshtet edhe kerkesat e sportistëve kosovarë. Realiteti është se në asnjërën përbërje të parlamentit nuk është diskutuar seriozisht ndërkombëtarizimi i sportit, as e ardhmja e sportistëve kosovarë, edhe pse kjo do te ndihmonte vet ndërkombetarizimin e shtetit të Kosovës. A nuk ishin sportistët ata që me vetmohim të të gjitha strukturave sportive krijuan institucionet e pavarura sportive. A nuk ishin ata që merrnin pjesë vendosmerisht në gara të ndryshme ndërkombëtare, edhe pse i ekspozoheshin kërcnimeve, shantazheve dhe rrahjeve masive nga Serbia, para luftës. Pikërisht kjo do të duhej të ishte shtytje dhe motiv që sporti kosovar së pari duhet ta kete statusin e pranuar nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe të rregullohet statusi i udhehëqësive sportive te Kosovës, dmth.të jenë institucione ligjërisht të pranuara, me të gjitha beneficionet. Nuk mundet që politika të udhëheqë me sportin, përkundrazi sporti mund të ndihmojë në përpjekjet e diplomacisë kosovare në rrafshin ndërkombëtarë.

Vetë fakti që Politika qeverisë me sportin është indikator i mjaftueshëm i ndikimit të politikës në sport, si vazhdimësi e politikave moniste, që është në kundërshtim me kartën olimpike. Nuk është aspak e arsyeshme që politika të udhëheqë sportin, sepse sporti duhet t’iu takojë sportistëve, pra sporti duhet të pavarësohet nga politika, edhe financiarisht. Ja psh. kryetari i KOK-ut duhet të jetë i ranguar krah-perkrah për nga pozita, më së paku me rangun e ministrit, apo nënkryetarët me pozitën e zëvendës ministrave, ky do të ishte një motivim më i madh në ngritjen dhe masovizimin e sportit, jo vetëm duke krijuar një konkurencë lojale dhe të shëndoshë të shoqërisë kosovare, por edhe duke ndihmuar që rinia të largohet nga të këqiat urbane. Sporti dhe marrja me sport është ajo që largon te riun nga rruga, i kursen mjete shëndetësisë kosovare, si preventivë, sigurisht që edhe policia dhe gjyqësia do të kishin më pak punë me huliganizmin ndër të rinjë, nuk është sporti pra vetem aftësimi fizik përmes pergatitjeve fizike, sa do të ishte edukimi i gjeneratave për t’u bërë qytetarë të dalluar.

Deri sa vendet demokratike stimulojnë sportin krahas mësimit, te ne nuk është prezente një fryme e tillë, atje bursat e sportisteve janë të ndërlidhura edhe me suksesin në mësim, pse mos të jet edhe te ne kështu, stimulimi i sportisteve-student duhet të jete parësor për shoqërinë kosovare. Shih marrja me sport e të rinjëve në përgjithësi, që nga shkollimi, fillor, i mesëm dhe ai në fakultet është amator, dmth, sportistët e dalluar duhet të stimulohen nga mjetet e buxhetit përmes bursave shkollore-sportive. Demokratizimi i shoqërisë pra kërkon çasje krejtësisht tjetërfare nga ajo që është parë deri më tash, kërkon pra edhe funksionimin autonom të sportit, përmes ndarjes së mjeteve buxhetore, jo ad-hock, vetëm për ndonjë vizitë jasht shtetit, duhet të bëhen plane afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata, të obligueshme. Nuk duhet kërkuar arsyetim vetëm në poltikat e dështuara mbi sportin, por edhe në mospunën e liderëve sportivë, te të cilët është dominante logjika “insttitucionale” e para luftes, pse deri më tash nuk është kërkuar nga donatorët avansimi i sportit dhe ndërtimi i dy tre stadioneve sportive, ose pse gjatë propozim buxhetit nuk gjendet edhe propozimi i nevojave te sportit në nivel vendi, në pergjithësi, dhe atij nëpër komuna ne veçanti, fundja sporti është një biznes shumë profitabil apo jo?. A nuk duhet krijuar themelet e shëndosha të sportit kosovar, edhe duke angazhuar sportistë të dëshmuar kulminant, jasht vendit, për këtë duhet zyrtarizuar institucionin e njohjeve, sikurse ambasador nderi, konsull nderi, etj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …