Edhe pse kryeministri, Ramush Haradinaj mohoi ekzistencën e një drafti konkluzionesh të konferencës, gazeta “Die Welt” shkruan se kancelarja gjermane ka një synim të qartë dhe ai është ripërcaktimi i kufijve në rajon. Shqetësimi për një nga rajonet më të pastabilizuara të Europës është konstante e politikës së jashtme të Merkelit. Që nga fillimi, ajo ndoqi një politikë konsekuente në Ballkan. Berlini e kuptoi vonë se, Vuçiç, me një fushatë të zgjuar ia doli të bënte për vete, për idenë e këmbimit të territoreve, të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, një liberale e majtë. Një ndarje e plotë mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk mund të arrihet. Çdo ndryshim kufijsh do të çonte në një debat të ri për ndryshime të tjera, në akte kërcënuese, armatim, e në rastin më të keq edhe në luftë. Por, a është Merkeli aq e fortë sa t’i japë fund debatit për kufinj të rinj? “Përgjigjen për këtë do ta japë takimi të hënën”, thotë “Die Welt”. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi përpara samitit se nuk mund të ketë dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …