“Let’s Do It Kosova”, i dhuron komunës së Deçanit 50 shporta për mbeturina

50 shporta të cilat do të vendosen përgjatë rrugëve kryesore dhe në parkun e qytetit të Deçanit janë dhuratë e organizatës  “Let’s Do It Kosova”. Kjo është bërë me qëllimin më të mirë për të ja lehtësuar punën e kompanive të pastrimit dhe mirëmbajtjen e qytetit. Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramsoaj me bashkëpunëtor ka pranuar këto shporta dhe ndër të tjera tha se, u jam falënderues për një donacion të tillë sepse ne si institucion bashkë më Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ndërmarrjen Publike Lokale “Higjena”dhe akter të tjerë jemi duke punuar në vazhdimësi që të kemi një ambient më të pastër dhe një Deçan Ekologjikë. Këto shporta dhuratë nga ana juaj do të vendosen në vende të duhura ku do të jenë në shërbim të qytetarit por edhe lehtësim për kompanitë e pastrimit, tha ndër te tjera kryetari  Ramosaj pas pranimit te këtij donacioni.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …