U mbajt mbledhja e tretë e KKSB-së në Rahovec për situata u vlerësua e qetë, stabile dhe e qëndrueshme

Nën kryesimin e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në prani të anëtarëve të KKSB-së dhe monitoruesve të UNMIK-ut zyra në Pejë është mbajtur mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB). Gjendja e sigurisë së përgjithshme në komunën e Rahovecit për muajt Janar-Mars u vlerësua e qetë, stabile dhe e qëndrueshme. Në hapjen e mbledhjes, kryesuesi njëherit edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se duke u bazuar në raportet që kemi si qeverisje komunale nga Policia e Kosovës, Stacioni në Rahovec, mund të them se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës, vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, dhe se edhe më tutje do të punojmë, së bashku me akteret tjerë që siguria në gjithë territorin e komunës të jetë e qetë dhe e qëndrueshme. Hasan Përboqi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim tha se jemi furnizuar me pajisje të nevojshme për zjarret fushore për të gjithë stafin e Njësisë së zjarrfikës. Në bashkëpunim me DBPZHR do e rrisim kontrollin në sipërfaqe të pyjeve që i posedon komuna jonë, këtu si faktor kryesor do të ishte angazhimi  i punëtoreve shtesë në  teren  për  vëzhgim  dhe  parandalim  të  shpërthimit  të  zjarreve për  periudhën Korrik- Shtator. Në kuadër të vetëdijesimit të qytetarëve  për parandalimin e zjarreve fushore si çdo vit tjetër edhe këtë vit do të kemi fushat senzibilizuese ku do ti shpërndajmë fletushka nëpër të gjitha  shkollat fillore dhe të mesme si dhe në zyrat e vendit. Shef i Sektorit të Operativës në Stacionin e Policisë në Rahovec, Toger Bekim Vuçitërna raportoi për periudhën Janar-Mars 2019 , duke thënë se situata e sigurisë në komunën e Rahovecit vlerësohet të jetë e qetë dhe stabile pa ndryshime të rëndësishme të krahasuar për periudhën e tre mujorit te parë Janar-Marsi te vitit 2018/2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …