Kryetari Thaçi i propozon Kuvendit dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Hashim Thaçi: Ishte takim i rëndë, por nuk mund të themi se pati ndonjë rezultat konkret

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, pas përfundimit të Samitit të Berlin, ka thënë se ka qenë një takim i rëndë e pa ndonjë rezultat konkret. Ai bëri të ditur se palët do të takohen sërish, më 1 korrik. Këtë herë në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Thaçi ka shtuar se ka pasur një paqartësi edhe sonte për liberalizimin e vizave për kosovarët. “Ishte takim i rëndë. Nuk mund të themi se pati ndonjë rezultat konkret. Kosova ka theksuar shumë qartë se na duhet patjetër vendimi për liberalizim sepse diçka të tillë Kosova e meriton. I kemi implementuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe nëse diçka e tillë nuk ndodhë në një të ardhme të afërt, do të ketë zhgënjim të madh. Pati edhe sonte paqartësi për këtë çështje. Ndërsa e konfirmuar zotimin tonë për fqinjësi të mirë, për normalizim të raporteve me Serbinë. Dëgjuam me vëmendje Merkelin e Macronin, qëndrimet e tyre për Ballkanin. Ishte konstatim i të gjithëve se ky problem duhet të tejkalohet, dhe se nuk do të ketë dialog të kushtëzuar. Gjithashtu diskutuam edhe për mundësitë se si të lëvizjet më shpejt dhe më mirë, dhe kërkova që të mos ketë dallime nga shtetet e BE-së. Është konfirmuar se takimi i radhës do të ndodhë më 1 korrik në Paris”, deklaroi Thaçi në një prononcim para mediave pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Donald Trump mbrojtës i politikës së tarifave, por ulje e mbështetjes popullore në SHBA

Në një intervistë të fundit me TIME, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti politikën e …