leoni

Është bërë zbulimi i shtatores së Komandantit Ilaz Kodra

Pikërisht në 20 vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, trimit të rrallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shokun e ngushtë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, që nga stërvitjet ushtarake të vitit 1991, të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Hamzës dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë çlirimtarë, është bërë zbulimi i shtatores së tij. Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, bashkëluftëtarët e Ilaz Kodrës dhe familjarët, kanë nisur ditën me homazhe te busti i Ilaz Kodrës dhe tek Kulla e tij në Prekaz për t’i shprehur nderim sakrificës së tij, për lirinë e Kosovës. Është ditë e shënuar ky përvjetor, për t’i bërë nderë sakrificës së Ilaz Kodrës, për lirinë e Kosovës, si dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve tjerë të kombit. Ky monument do të lërë përjetë gjurmën e vet ndër shekuj, për pasardhësit tanë, që do ta kujtojnë me respekt sakrificën sublime të Ilaz Kodrës. Në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt, falënderoj kryetarin Ramiz Lladrovci, që mundësoi ndërtimin e shtatores, tha në fjalën e tij Kryetari Jashari. Homazhe gjithashtu janë bërë edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, në nderim të 40 dëshmorëve dhe 278 martirëve të Drenicës, në Shtuticë, te Kompleksi i Dëshmorëve, si dhe në fshatin Verbofc. Kryetari Jashari me bashkëpunëtor ka marrë pjesë edhe në zbulimin e Lapidarit në kujtim të të rënëve të Çirezit, për nderë të Zymer Feratit, Aziz Feratit, Osman Salihut, Lulzim Feratit, Lutfi Salihut dhe Isuf Feratit. Lavdi e përjetshme komandantit Ilaz Kodra, lavdi dëshmorëve tjerë dhe martirëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …