Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, sot është takuar me ministrin gjerman të Punëve të Brendshme, Horst Seehofer. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj e ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen që po i jep Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. “Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …