Policia njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Policia njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Policia e Kosovës, me rastin e 1 Majit, ka  ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt. “Meqenëse kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh si dhe nga analizat e bëra nga e kaluara është konstatuar se përveç qytetarëve të kryeqendrës, parkut të Gërmisë do t’i drejtohen edhe qytetarë nga qytetet e tjera të vendit”, thuhet në komunikatë. Edhe këtë vit Policia e Kosovës në bashkëpunim me Kuvendin komunal të Prishtinës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, aksidentet eventuale, për të mundësuar një transport publik të qytetarëve në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me rrugën kryesore që lidhë qytetin me parkun e Gërmisë, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të  automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …