Një grup i komunitetit shqiptar në Amerikë kanë protestuar përpara Ambasadës së Serbisë dhe kanë kërkuar drejtësi për të vrarë e luftës në Kosovë. Ata pretendojnë me të drejtë se Serbia po i shmanget përgjegjësive për krimet dhe spastrimit etnik që ka kryer në Kosovë, ndaj ata kërkojnë një rigjykim të çështjeve, të cilat duan të jenë të hapura për të gjithë. Gjithashtu ata kanë bërë thirrje që shqiptarët kudo në botë të bojkotojnë masivisht produktet e Serbisë, në shenjë solidarizimi me vendimin e Qeverisë së Kosovës.
