Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, deklaroi se pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të jetë i mundur me mosndëshkimin e Beogradit. Duke shkruar për rrëfimet e ish-presidentes Jahjaga, Vasfije Krasniqit dhe Ilit Bytyqit para Kongresit amerikan, Pacolli tha se ne nuk ishim agresorë, por viktima, dhe viktimat kanë nevojë për drejtësi. Ai shprehu mirënjohje për kongresmenin Eliot Engel për marrjen e kësaj nisme dhe për të gjithë ata që dëshmuan në seancën dëgjimore.
